Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në hyrje të Shëngjinit ne zonen e lapidarit, ku një mjet u përplas me dy të rinjë qe po udhetonin me motor.Fillimisht të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ne gjendje kritike per jeten.

Nga plagët e marra njëri nga të rinjte i identifikuar si Indrit Ndreca, 27 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës ku u dërguan fillimisht të aksidentuarit për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë që tjetri është dërguar në spitalin e Tiranës.
Sipas dëshmitarëve ambulanca ka vonuar për të shkuar ne vendgjarje. Të plagosurit kanë qendruar rreth 30 minuta të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

 

Artikulli paraprakBERDICË, AFRO 140 FAMILJE NË PRITJE TË SHPRONËSIMIT
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI TAKIM ME PERFAQESUES TE OSBE/ODIHR