Rruga Lezhe-Shengjin po i nenshtrohet nje rikonstruksioni te plote. Investimi po kryhet nga fondi shqiptar i zhvillimit dhe mendohet se do te zgjidhje nje problemeatike te madhe per nje qender turistike si ajo e Shengjinit.

Segmenti i amortizuar i rruges nga porti deri tek lapidari eshte asfaltuar dhe rehabilituar i gjithi, por kjo eshte vetem faza e pare.

Projekti i plote parashikonte krahas aslfaltimit edhe vendosjen e ndricuesve dhe rikonstruksionin e trotuareve.

Per bashkine e Lezhes mbetet e rendesishme zbatimi i plote i projektit e per kete nenkryetarja e bashkise Alfrida Marku thote se do te kerkojne financimin edhe te fazes se dyte te projektit te kesaj njesie vendore.

Brenda jaqes qe vjen do te nise edhe rikonstruksioni i rruges hyrese drejt qendres se Shengjinit, investim qe mendohet se do te lehtesoje levizjen drejt kesaj zone turistike.

 

Artikulli paraprakSHKODRËS I SHTOHET TJETËR QENDËR FUNKSIONALE
Artikulli tjetërREHABILITIMI I KANALIT VADITËS NË RRETHINA