Ka përfunduar rehabilitimi i plotë i kanalit vaditës në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka parë nga afër veprën e përfunduar, nga e cila përfitojnë banorë në fshatrat Grudë, Shtoj dhe Guci.

Investimi është mundësuar nga të ardhurat e Bashkinë Shkodër, me një vlerë 4.5 milion lekë. Përgjatë kanalit 5.2 km linear, janë realizuar edhe vepra arti, tombino, porta, nyje dhe mbikalime.

Kjo vepër pritet të ndihmojë banorët e zonës në zgjidhjen e problemit të vaditjes së tokave, duke ndikuar direkt në rritjen e prodhimeve bujqësore.

 

 

Artikulli paraprakLEZHË-SHENGJIN, PËRFUNDON FAZA E PARË E PUNIMEVE
Artikulli tjetërSHKODËR , SUPERAKSIONI 11 NË PRANGA 2 NË KËRKIM