Sot është dita botërore e shkopit të bardhë që i kushtohet të gjithë personave të verbër. Një marshim u organizua në qytetin e Lezhës nga personat e verbër të cilët bënë të ditur edhe disa probleme me të cilat ata përballen çdo ditë si mungesa e infrastrukturës për ta apo edhe papunësia.

Dita e Shkopit të Bardhë simbolizon përpjekjen e personave të verbër për integrimin e tyre në shoqëri dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Në Shqipëri të verbërit vazhdojnë që të përballen me shumë probleme edhe pse prej vitesh kërkojnë të drejtat e tyre që deri më tani nuk janë realizuar siç duhet.

Artikulli paraprakKOSMAÇ, FERMERËT NË VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërQËLLOHET ME ARMË ZJARRI DREJT NJË MAKINE