Kultivuesit e misrit kanë hyrë fazën e korrjes së kësaj kulture bujqësore. 83-vjecari -Zef Doci është fermer nga fshati Koscmac i bashkisë Vau-Dejës. Nëse disa vite më parë një pjesë të konsiderueshme të tokës ai e mbillte me produkte të ndryshme bujqësore, sot ai u është drejtuar kulturave të tjera kryesisht misrit dhe jonxhes.

Zefi llogarit cdo bimë në mënyrë që të marrë rezultatet më të mira nga dheu. Në këtë sipërfaqe të tokës ka mbjellë afro 7 dynym misër të cilin pas e korr e tregëton tek blegtorët e zonës që më së shumti e përdorin për bagëtitë. Por ka edhe banorë që vijnë nga zona malore për ta blerë atë të cilin e bluajnë dhe e përdorin për të gatuar bukën e misrit.

Një kilogram misër Zefi thotë se e shet me 25 deri në 30 lek të reja, por Zefi tregon se mundi është tepër madh dhe kostoja e shpenzimeve nganjeherë është më e lartë se ajo që fiton.

Zefi ka një apel ndaj shtetit sipas të cilët duhet të tregojë mbështetje më të madhe për bujqësinë dhe fermerët e zonës së nënshkodrës

Sipas fermerëve afati optimal për mbjelljen e misrit është pjesa e dytë e muajit prill. Temperatura e tokës duhet të jetë 8 deri 10ºC. Së pari duhet të përgatitet toka për mbjellje imtësimi i shtresës sipërfaqësore të tokës , me qëllim që të krijohen kushte sa më të volitshme për mbirje të farës së misrit.

Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS NË DITË TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërLEZHË, TË VERBËRIT: PROBLEM PAPUNËSIA