Policia e Lezhës ka zbardhur përplasjen me sende të forta të ndodhur pasditen e së hënës mes 5 personave në Lezhë, ku mbeten të plagosur 2 prej tyre.Sipas bluve në konflikt janë përfshire shtetasit Ernesto Gjoni 21-vjeç, Antonio Prenga 29-vjeç, Krealdo Ujka 21-vjeç, Mirash Gjoni 54-vjeç dhe Paleo Pati 28-vjeç.

Dy të fundit mbeten të lënduar nga përdorimi i sendeve të forta dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes shoqëroi në komisariatin e policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale shtetasit Ernesto Gjoni, Antonio Prenga dhe Krealdo Ujka, ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit nga i cili moren dëmtime dy përsona.

Artikulli paraprakRAMA PARALAJMËRON REFORMIM NË SISTEMIN ARSIMOR: PAGA 950 EURO PËR MËSUESIT, POR DO TË KETË RRITJE SIPAS PERFORMANCËS DHE KUALIFIKIMEVE
Artikulli tjetërUKQ PASTRON UJIN QË FURNIZON VELIPOJËN