Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Greqi. Pacienti i infektuar mësohet se kishte udhëtuar nga Portugalia.

Mediat greke raportojnë se pacienti kishte shkuar të kryente kontrolle dhe pasi mjekët vunë re disa prej simptomave, u vërtetua se ai kishte linë e majmunëve.

Po ashtu behet e ditur se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 577 raste me linë e majmunëve në 18 vende të ndryshme në Europë dhe 437 në shtete jashtë kontinentit tonë.

Artikulli paraprak“BALLKANI I HAPUR”, KËSHILLTARI I ALBIN KURTIT: E PAKUPTUESHME PSE SHQIPËRIA SHTYN PËRPARA ME KRENARI NJË NISMË QË ËSHTË NË DËM TË KOSOVËS
Artikulli tjetërVIZITA NË TIRANË/ RAPORTUESI I CDU-SË PËRSËRIT DY MESAZHET: S’BASHKËPUNOJMË ME NJË NON-GRATA, BULLGARIA TË MOS PENGOJË RRUGËN E SHQIPËRISË NË BE