Vllaznia e vajzave mësoi këtë të premte emrat e tre ekipeve rivale të raundit të parë të Ligës së Kampioneve për këtë edicion. Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës i vendosi shkodranet në grupit 7, së bashku me Hajvalinë e Kosovës, Valur-in e Islandës dhe Ankara Fomget-in e Turqisë.

Pas hedhjes së shortit është zhvilluar edhe mbledhja mes katër përfaqësuesve të ekipeve të Grupit 7 dhe UEFA-s për të vendosur edhe vendin se ku do të luhen katër ndeshjet e këtij grupi. Duke qenë se nuk u gjet kompromisi për të caktuar vendin që do të organizojë këtë mini-turne, është hedhur një tjetër short nga UEFA, ku u përzgjodh vendi ynë për të mirëpritur ndeshjet e këtij grupi. Të katra sfidat e grupit të shtatë do të luhen në Shqipëri në datat 6 dhe 9 shtator. Një favor për Vllazninë që synon sërish të përsërisë suksesin dhe të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve edhe këtë edicion.

Në gjysmëfinale, shkodranet do të përballen me Hajvalinë, ekipin kampion të Kosovës, ndërsa ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes kampioneve të Islandës dhe Turqisë, Valur – Ankara Büyükşehir Belediyesi Fomget SK. Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë.

Artikulli paraprak“TENSIONET NË VERI PO MBAJNË PENG…”/ MINISTRI I JASHTËM I RMV
Artikulli tjetërPEZULLIMI I INTEGRIMIT TË KOSOVËS/ BE: MASAT ME 1 KORRIK