Çmimi “The Best” për vitin 2023 padyshim do të shoqërohet me polemika pasi fituesi i këtij trofeu që jepet nga FIFA ka shkuar përsëri në duart e Lionel Mesit.

Edhe pse viti 2023 nuk ishte shumë i suksesshëm për argjentinasin, ai ka mundur në votim Erling Haland dhe Kilian Mbappe për këtë edicion.

Norvegjezi Haaland edhe pse ka dhënë një kontribut të çmuar për Cityn, duke ndihmuar skuadrën për të fituar kampionat, FA CUP dhe Champions, nuk doli dot mbi argjentinasin.

Leo Messi nuk ishte i pranishëm në sallë për të marrë çmimin.

Portieri më i mirë u cilësua Ederson i Manchester City. Ashtu siç pritej, trajneri më i mirë u vlerësua Pep Guardiola. Tekniku i njohur “rrëmbeu” Premier League me Manchester Cityn, ndërsa vlen të theksohet se dërgoi për herë të parë “qytetarët” në majën e Europës, suksesi në Champions e ndihmoi shumë që të arrinte te ky çmim. Guardiola mori 28 pikë dhe mposhti konkurrencën e Spalletit dhe Inzaghit, me 18 dhe 11 pikë përkatësisht.

Në formacionin e vitit, Courtois në portë, përpara tij janë Walker, Stones dhe Dias. Mesfusha përbëhet nga Bernardo Silva, De Bruyne, Bellingham. Në ofensivë qëndron Messi, Haaland, Vinicius dhe Mbappe.

Lojtari i vitit: Lionel Messi

Futbollistja e vitit:

Aitana Bonmati

Jennifer Hermoso

Linda Caicedo

Çmimi Puskas: Guilherme Madruga

Portieri më i mirë: Ederson

Portierja më e mirë: Mary Earps

Trajneri më i mirë: Pep Guardiola

Formacioni i vitit:

Artikulli paraprakTËRMETI I FUQISHËM ME MAGNITUDË 4.8 BALLË TRONDIT KRANDIN DHE LEONIDION NË GREQI
Artikulli tjetërNDODH DHE KËSHTU/ QYTETI ITALIAN VENDOS: KUSH PËSHTYN GJOBITET ME 200 EURO