Perla e natyrës sic është Shiroka me liqenin që e karakterizon po degradohet dita ditës.Kjo bukuri e natyrës është keqpërdorur nga organizata të ndryshme mjedisore të cilat nuk kanë bërë asgjë për mirëmbajtjen e tij vetëm se e kanë shkatërruar përgjatë viteve.

Në sipërfaqen liqenore bimësia është kthyer në problem tepër të madh. Gjatë një vëzhgimi që Star Plus bëri vërehet se bimësia është e përhapur në masë dhe askush nuk kujtohet për rivitalizimin e liqenit.

Drejtuesi i Organizatës mjedisore “ Eko Mendje” Mirsad Basha thotë se turistët nuk po e frekuentojnë më Shirokën për arsye se është lënë në mëshirë të fatit.

Basha thotë se vitet e fundit për mirëmbajtjen e liqenit të Shkodrës janë investuar 18 milion euro, por absurd qëndron fakti se ku janë harxhuar këto para.

Shqetësues është fakti se askujt spo i bie në mend se një pasuri kaq e madhe e gjallë, po kthehet në një kufomë të vdekur.

Panorama e liqenit të Shkodrës është panorama më e bukur në të gjithë gadishullin ballkanik, por dora e njeriut po e shëmton bukurinë që na ka falur natyra

 

Artikulli paraprakFATURAT E OSHEE NË FSHAT, I KALOJNË POSTËS
Artikulli tjetërDIGJET BANESA NË LAGJEN “GJUHADOL”