Një shtëpi një katëshe në pronësi të shtetasit Pjetër Pjetra është shkrumbuar paraditen e kësaj të marten në afërsi të vendit të quajtur “Dugajtë e Reja” në qytetin e Shkodrës.

Flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi duke rrezikuar edhe dy banesa të tjera që ishin në kulm bashkë me banesën që u dogj.

Por fatmirësisht mbërrritja ne kohën e duhur e zjarrfikësve ka bërë që flakët të nautralizohen dhe nuk arritën që të përhapeshin më shumë.

Klement Pjetra i afërmi i familjes tha se në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ndodhej në banesë, ndërkohë që sipas tij zjarrfikësit mbërritën në kohë , megjithatë dëmi është i konsiderueshëm.

Drejtori i Emergjencave Civile në bashkinë Shkodër Ridvan Bushati tha se po punohet për zbardhjen e rrethanave të cilat ende janë të paqarta.

Bushati ka edhe një apel për drejtuesit e mjeteve që të parkojnë në vende të cilat nuk përbëjnë shqetësim për emergjencat

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se shkendija elektrike ka shkaktuar zjarrin.

 

Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS “THËRRET” PËR NDIHMË
Artikulli tjetërPREKAL, FSHATI QË NUK PATI KURRË TELEFON