Lirohet nga burgu Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

Genc Tafili është liruar dje me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit i policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili, është dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Kolonel, Arben Zylyftari në vitin 2000, gjatë një operacioni në Shkodër. Ka vuajtur një dënim me 25 vite burg, ndërkohe që sot ka marrë lirinë me kusht pas 17 viteve në dyert e burgjeve shqiptare Pak kohë më parë në media, Genc Tafili, është shprehur se sapo të kryejë denimin do të punojë për të zbardhur të vërtetat e ngjarjeve të shumta në Shkodër, e që kanë lidhje me familjen e tij, për të cilat rrëfen se asnjëherë nuk kanë dalë në shesh. Nuk e ka pranuar dhe pranon asnjëherë se ka gisht në vrasje ne Arben Zylyftarit.

 Akuzon ishdrejtues të policisë Shkodër për të gjitha padrejtësisë që kanë ndodhur në familjen e tij. Në gusht të vitit 2000, Prej Pjetrushi ishte me detyrë shef i krimeve në policinë e Shkodrës. Ai ishte në krye të operacionit të organizuar për kapjen dhe arrestimin e Bahri Tafilit, babait të Genc dhe Admir Tafilit, akuzuar në atë kohë për një vrasje. Bahri Tafili ishte peshkatar. Në 2 gusht të vitit 2000, forca të shumta të policisë drejtuar nga Pjetrushi rrethuan banesën e Bahri Tafilit. Ky i fundit ndodhej në banesë në atë kohë së bashku me djalin e tij Genci dhe gratë e fëmijët. Sapo panë policinë, babë e bir dalin nga banesa dhe strehohen në një kasolle. Në atë kohë u tha se Prel Pjetrushi ishte futur në banesën e Familjes Tafili dhe mbante në një dhomë gratë e fëmijët.

 Madje u tha se ndaj tyre pati edhe kërcënime. Për të nisur operacioni i kapjes së Bahri Tafilit, pritej ardhja e ish- drejtorit të policisë Arben Zylyftari. Fillimisht u kërkua dorëzimi i Tafilit. Nuk dihet saktësisht se kush kanë qëlluar të parët dhe si ka nisur konflikti i armatosur për kapjen e të shumëkërkuarit. Por ajo që u tha nga policia menjëherë pas ngjarjes, ishte se nga kasollja e kuajve ku qëndronin Bahri Tafili dhe djali i tij Genci, u qëllua për vdekje Arben Zylyftari. Në të njëjtën kohë u vra edhe i kërkuari. Ndërsa Genc Tafili u arrestua dhe akuzua si bashkëpunëtor në këtë krim. Ai u deklarua fajtor nga gjykata e Shkodrës e më pas nga dy shkallët e tjera të gjykimit. U dënua me 25 vite burg.

Artikulli paraprakNË SKANDALIN E “PARADISE PAPERS” EDHE LEWIS HAMILTON
Artikulli tjetërAKSIONI I ARRSH PËR HEQJEN E REKLAMAVE