Autoriteti Rrugor Shqiptar, gjatë pjesës së dytë të muajit tetor ka nisur aksionin për heqjen e reklamave nëpër rrugët nacionale.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër, në bashkëpunim me INUK, të cilët kanë vijuar me punën në superstradën Lezhë – Shkodër – Hani i Hotit. Sipas përgjegjësit të sektorit të mirëmbajtjes, Zef Gjergji, në datën 2 nëntor ka përfunduar ky aksion dhe janë hequr në total 127 objekte tabela, si edhe të tjera që përfshijnë kjosja, flamuj, etj. Sipas Gjergjit, një pjesë e reklamave janë hequr nga vetë qytetarët.

Ndërkohë, me pjesën tjetër puna ka vijuar pa probleme. Aksioni i dytë pritet të filloj së shpejti, por akoma nuk ka detaje për kohën. Në fazën e parë janë bërë pastrime të akseve rrugorë nga objektet që nuk kanë implikime pronësie, ndërsa në fazën e dytë, do të largohen nga rrugët aktivitetet private, që gjithashtu konsiderohen burim aksidenti.

Artikulli paraprakLIROHET ME KUSHT, GENC TAFILI
Artikulli tjetërUZINA E TELAVE, 40 PUNONJËS NË PROTESTË