Deputeti dhe ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti u lirua disa orë pas arrestimit të tij mbrëmjen e së hënës. Rreth orës 01:30 pas mesante Kurti është lënë i lirë. Sipas Lëvizjes lirimi i Kurtit u bë pas presionit qytetar. Arrestimi i tij u shoqërua me demonstrate të forta mes aktivistëve dhe policisë. Pas lirimit, Kurti përpara aktivistëve deklaroi se u arrestua në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë urdhër me shkrim.

Albin Kurti u arrestua rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së hënës teksa ai kthehej nga një tubim partiak. Sipas policisë së Kosovës shkak i ndalimit të tij ishte hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend. Sapo lajmi për arrestimin e tij u bë publik, qindra aktivitë të VV dolën në stacionin policor ku mbahej Kurti dhe filluan të kërkonin lirimin e tij. Situata u acarua, policia përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën duke qëlluar me gurë. Aktivistët e VV dogjën edhe 3 makina të Prokurorisë. Shumë shpejt protestuesve iu bashkuan edhe deputetë të opozitës të cilët e konsideruan arrestimin e Albin Kurtit si një lojë të keqe të qeverisë, ndërsa e bënë atë përgjegjësi për përkeqësimin e situatës. Gjatë demonstratës për lrimin e Albin Kurtit mbetën të lënduar 15 persona, 14 policë dhe nje aktivist

Artikulli paraprakSHKODËR. FINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI “LIQENI”
Artikulli tjetërPAS PROTESTAVE, JA SI U ZGJUA PRISHTINA TË MARTËN