Stuhia e mbrëmshme në Shqipëri veç dëmeve materiale, ka dëmtuar edhe rrjetin elektrik në disa qytete.

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës).

Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur.

Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë.

Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit të OSHEE po punojnë ër riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë

Artikulli paraprakSHTYHET SEANCA PLENARE E 11 KORRIKUT
Artikulli tjetërMBROJTJA CIVILE/ RAMA: S’MUND T’I HAPIM GROPËN VETES E TË THEMI…