Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj bëri të ditur se një efekt policie mbeti i dëmtuar nga përdorimi i mjeteve shpërthyese nga militantët në protestën e opozitës joparlamentare.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit”, shkruan Llleshaj në rrjetet sociale.

Ministri Lleshaj i drejtohet edhe drejtuesve të opozitës, ku hedh akuza se janë financime të qëllimshme për të blerë mjete të ndaluara pirroteknike për të goditur forcat e rendit.

“Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit”, shkruan Lleshaj.

Artikulli paraprakAPELI I PRESIDENTIT META: SHMANGNI INCIDENTET DHE PROVOKIMET
Artikulli tjetërRRITET BILANCI I POLICËVE TË PLAGOSUR NË PROTESTËN E OPOZITËS