Shkon në 5 numri i efektivëve të mbetur të lënduar gjatë shpërthimeve të kapsollëve dhe mjeteve pirroteknike tek Kryeministria, që më tej vijuan në të njëjtën sjellje të militantëve dhe tek Parlamenti.

Katër mbetën i plagosur nga shpërthimi i kapsollës në kokë. Ndërsa siç Shqiptarja.com mëson, efektivi tjetër është goditur me mjete të forta në gjoks. Të gjithë janë në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekim pasi u transportuan me autoambulancë.

Teksa kanë mbërritur përpara parlamentit, protestuesit e opozitës kanë krijuar disa momente tensioni duke hedhur tymuese, flakadanë dhe kapsolla në drejtim të godinës së Kuvendit.

Ajo që bie në sy është fakti se personat të cilët janë munduar të krijojnë incidente janë të rinj të cilët kanë hequr edhe bluzat duke i vënë në kokë për të mos u identifikuar.

Policia në këtë protestë, ndryshe nga ato më para ka zhvendosur kordonin e sigurisë ndërkohë që në gatishmëri është parë edhe autoboti i ujit, i cili do të përdoret në rast se situata do të agravojë.

Ndërsa drejtuesit politikë të opozitës nuk janë parë përpara Kuvendit, ndërkohë që pak më parë lideri demokrat bëri thirrje për të marshuar drejt godinës së seancave plenare.

Artikulli paraprakLLESHAJ: OPOZITA FINANCON PËR TË BLERË MJETË TË NDALUARA SHPËRTHYESE PËR TË GODITUR POLICINË
Artikulli tjetërPLAGOSET RËNDË NJË PROTESTUES PARA KUVENDIT