Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Shkodra pranoi se ky qytet ka marrë një goditje të fortë nga krimi por sipas tij strukturat e shtetit do të jenë të angazhuara për të ofruar sigurinë maksimale për qytetarët.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë këtij takimi shprehu shqetësimin e saj për situatën kriminale në Shkodër dhe tha se qytetarët pas vrasjeve të ndodhura në seri ndjehen të frikësuar.

Edhe më përpara kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar më shumë përgjegjësi nga strukturat shtetërore për të ndalur ngjarjet kriminale në këtë qytet.

Artikulli paraprakSHKODËR, ADEMI DHE LLESHAJ DEBAT PËR VRASJET
Artikulli tjetërSHKODËR, NDALOHET PESHKIMI NË LIQEN NGA DATA 1 PRILL