Duke nisur nga e hëna e 1 prillit, deri në fund të muajit do të ndalohen të gjitha llojet e peshkimit në liqenin e Shkodrës. Arjan Çinari, drejtor i Organizatës së Menaxhim-Peshkimit në Shkodër bën të ditur se për zbatimin e këtij vendimi janë angazhuar edhe institucione të tjera.

Drejtori Çinari deklaron se falë një kontrolli blic, në ujërat e Malit të Zi është bërë i mundur sekuestrimi i 1 subjekti që peshkonte me mjete elektrike.

Krahas monitorimit, OMP ka detyrë që të marrë masat për zhvendosjen e objekteve ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës.

Artikulli paraprakLLESHAJ: SHKODRA MORI GODITJE TË FORTË NGA KRIMI
Artikulli tjetërSHKODËR, PREZANTOHET PREFEKTI I RI VALDRIN PJETRI