Turi i takimeve të llogaridhënjës nga kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj nisi me Gjegjanin. I pranishëm ishte dhe ministri për Evropen dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.Gjatë fjalës së tij përpara banorëvë ministri foli edhe për ngjarjen në Bularat.
Bushati shpreson që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm që ata të shprehen për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës
Ndërkohë kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj falënderoi banorët e Gjegjanit për mikpritjen dhe vlerësimet e punës së deritanishme.