Gjashtë persona raportohen të kenë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë ndodhen në spital për shkak të zjarrit që përfshiu ndërtesën gjigande 24 katëshe në perëndim të Londrës.

Rreth 200 zjarrfikës me 40 automjete zjarrfikëse, janë ende në vendngjarje për të shuar flakët, në bllokun që është shtëpi e qindra personave. Dëshmitarët thonë se ka ende njerëz të bllokuar në apartamentet e tyre teksa ekzistojnë shqetësime se ndërtesa mund të shembet “Në 29 vitet e punës time nuk kam parë një zjarr të tillë” thotë një zjarrfikës cituar nga “The Guardian”. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e cilësoi një “incident të madh” Rreth orës 04:00 policia tha se: “Banorët vazhdojnë të evakuohen ngda ndërtesa”. Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë drita, që mendohet të kenë qenë telefona celularë ose pishtarë të ndezur në krye të bllokut të banesave. Të tjerë thonë se banorët, të cilët mendohet të jenë të bllokuar brenda, kishin dalë në dritaret e tyre.

Artikulli paraprakVOTOHEN 7 ANËTARËT E KOLEGJIT TË APELIMIT, MES TYRE INA RAMA
Artikulli tjetërKOSOVË, 9 TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM. ISHIN NËN URDHRAT E MUHAXHERIT