Komisioni ad hoc me 6 anëtarë për përzgjedhjen e emrave për krijimin e institucioneve të vettingu-t votoi sot 7 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në listën e anëtarëve është dhe ish-kryeprokurorja e Përgjithme, Ina Rama.

-Ardian Hajdari

-Natasha Mulaj

-Sokol Çomo

-Ina Rama

-Luan Daci

-Albana Shtylla

-Rezarta Schutz

Në Kryesinë e Kuvendit u votuan dhe kandidatët e parë dhe të dytë zëvendësues të gjyqtarit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Etleva Papleka. I gjithë proçesi i votimit ishte live dhe u ndoq edhe nga Ambasadorët e akredituar në Tiranë, ku ranë në sy ai i SHBA Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, kanë një mandat 9-vjeçar. Pas kësaj, Kuvendi brenda 10 ditëve miraton listën e kandidatëve në bllok, me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve të tij.

Artikulli paraprakGIANNI DE BIASI LARGOHET NGA KOMBËTARJA
Artikulli tjetërLONDËR, 6 TË VDEKUR NGA ZJARRI MASIV NË NDËRTESËN 24 KATËSHE