Garat e vrapimit në natyrë, aktiviteti që organizohet nga drejtoria rajonale e arsimit dhe qendra kulturore e fëmijëve është zhvilluar sot mes shkollave 9-vjeçare të Shkodrës.

Ndryshe nga vitet e tjera qe garat zhvilloheshin në natyrë , kësaj here kjo garë u zhvillua në pistën me tartan të stadiumit “Loro Borici”

Këto gara shprehet inspektori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Agim Troshani shërbejnë për të sjellë diçka më ndryshe për fëmijët.

Në fund të garave të vrapimit, nxënësit fitues janë vlerësuar me çertefikatat e mirënjohjes ndërsa fituesit kanë marrë edhe kupat përkatëse. Ky aktivitet po kthehet në një traditë tashmë duke sjellë një ditë argëtimi për fëmijët.

 

 

Artikulli paraprak570 KONKURENTË PËR 150 VENDE NË POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetër“PIKA TRËNDAFILI” NGA MIMOZA HAFIZI VJEN NË SHKODËR