Një aeroplan pasagjerësh hodhi lëndë djegëse në disa shkolla gjatë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles.

Të paktën 60 persona, shumë prej tyre fëmijë, janë duke u trajtuar për acarim të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes në spitalet e shtetit.

Sipas autoriteteve karburanti mund të shkarkohet në ulje urgjente, por vetëm në zona të caktuara dhe nga lartësi të mëdha.

Aeroplani ‘Delta Airlines’ u detyru të bënte ulje emergjente për shkak të një problemi me motorin.

Të gjithë fëmijët dhe të rriturit e trajtuar pas aksidentit të hedhjes së karburanit janë të lidhur me të paktën gjashtë shkolla lokale.

Në shkollën fillore ‘Cudahy Park’, rreth 26 km në lindje të aeroportit, në kohën e shkarkimit të karburantit, dy klasa ishin jashtë në territorin e shkollës.

‘Delta Airlines’ konfirmoi në një deklaratë se avioni i pasagjerëve kishte lëshuar karburant për të ulur peshën e tij gjatë uljes.

 

Artikulli paraprakHAJDARI: UNË, NDËR TË PAKTAT GRA TË MARRËVESHJEVE POLITIKE
Artikulli tjetërSHUHET “YLLI” I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, REGJISORI I “KAPEDANIT” DHE SHUMË FILMAVE TË NJOHUR