Lotaria Amerikane, ka të përzgjedhur të rinj.Për të gjithë ata që janë regjistruar për Lotarinë Amerikane dhe që nuk janë fitues në fazën e parë, vjen një lajm i mirë. Për DV-2017 janë përzgjedhur emra të rinj. Të përzgjedhurit duhet të fitojnë menjëherë formularin unik të konfirmimit.

Ambasada amerikane thotë gjithashtu se me këtë plotësim të formularit, caktohet data e takimit në konsullatën e SHBA-së. Ambasada e SHBA:Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve. www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.

Artikulli paraprakLAGUNA KUNE-VAIN,RIKOPERIM I EKOSISTEMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA E NIS ME BARAZIM, 0-0 PËRBALLË KUKËSIT