Shoqëria Civile në qytetin e Shkodrës ka ndërmarrë organizimin e seancave këshillimore në luftën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Këtë rradhë aktiviteti u zhvillua me shoqatën e para dhe tetraplegjikëve në Shkodër ku I ftuar ishte AT’ Nikolla Petani, I cili përmes fjalës së tij,theksoi se baza e ekstremizmit është nga veta familja aty ku edukohet e mira dhe e keqja.

Ndërkohë AT Petani u bën thirrje të gjithëve që përmes së mirës të minimizojmë ekstremizmin e dhunshëm i cili po sjell mjaft probleme në shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë seanca të tilla do të vijojnë dhe në mjedise të tjera. Misioni i strategjisë është ruajtja e vlerave të tolerancës fetare,

mbrojtja e të drejtave të njeriut shtetit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi I dhunshëm.

 

Artikulli paraprakGJOKA: KJO ISHTE DITA MË E KEQE E VLLAZNISË
Artikulli tjetërNIS ZHBLLOKIMI I RRUGËS SË THETHIT