Lufta kundër ekstremizmit, tryezë mes aktorëve publikë e joshtetërorë

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm ka mbledhur në një tryezë përfaqësues të institucioneve shtetërore, të shoqërisë civile, të komuniteteve fetare, rrethet akademikë e aktorë të tjerë. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar në luftën kundër ekstremizmit tha se takimi synon identifikimin e aktorëve kryesorë që duhet të ndërveprojnë për të parandaluar shfaqjet e tij në Shqipëri, si dhe fuqizimin e partnerëve vendorë në luftën ndaj tij. Në vitin 2015, Shqipëria ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe planveprimin përkatës. Ai parashikon përfshirjen në planverpim të aktorëve publikë dhe joshtetërorë në nivel kombëtar për zbatimin e strategjisë

Artikulli paraprakRREZOHET AVIONI NE MALTE,VDESIN 5 PERSONA
Artikulli tjetërPOLICIA GREKE ZBULON RRJETIN SHQIPTARO- GREK QE TRAFIKONTE DROGE DHE ARME