Qeveria britanike do të dhurojë dy milionë paund (2.4 milionë euro) ushqim për Ukrainën.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss. Dhurimi, theksoi ministrja, është një përgjigje ndaj kërkesës së drejtpërdrejtë të qeverisë ukrainase dhe do të përfshijë kryesisht ushqime të thata dhe që nuk prishen, produkte të konservuara dhe ujë.

Mallrat do të dërgohen në magazina në Poloni dhe Sllovaki, të cilat do t’i furnizojnë qeverinë ukrainase duke filluar nga fillimi i javës së ardhshme, në koordinim me OKB-në dhe Kryqin e Kuq.

Artikulli paraprakOBSH: SULMET NDAJ SPITALEVE NË UKRAINË PO SHTOHEN ÇDO DITË
Artikulli tjetërUNICEF: GJYSMA E FËMIJËVE UKRAINAS JANË TË PASTREHË, GJYSMË MILIONI NUK KANË USHQIM