Ka pasur më shumë se 70 sulme ndaj spitaleve, ambulancave dhe mjekëve në Ukrainë, ku numri rritet çdo ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH thotë se shënjestrimi i objekteve të kujdesit shëndetësor është bërë pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës moderne.

Që nga 24 shkurti, OBSH ka shqyrtuar dhe verifikuar 72 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, të cilët shkaktuan të paktën 71 të vdekur dhe 37 të plagosur.

Shumica kanë dëmtuar spitalet, transportet mjekësore dhe dyqanet e furnizimeve, por OBSH ka regjistruar gjithashtu rrëmbimin ose ndalimin “e mundshëm” të personelit të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve.

“Ne jemi të shqetësuar se ky numër po rritet çdo ditë,” i tha BBC-së përfaqësuesi i OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.

“Ambjentet shëndetësore duhet të jenë vende të sigurta si për mjekët ashtu edhe për infermierët, por edhe për pacientët për t’u drejtuar për trajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë.”

Artikulli paraprakQYTETET NË UKRAINË ZGJOHEN NGA SIRENAT E SULMIT AJROR
Artikulli tjetërLUFTA ME RUSINË, BRITANIA DO TË DËRGOJË 2.4 MILIONË FURNIZIME USHQIMORE