Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar planin e pretenduar të paqes për ti dhënë fund luftës në Ukrainë nga ana e ish-presidentit Donald Trump.

‘Nëse marrëveshja përfshin heqjen dorë nga territoret tona, atëherë është një ide shumë primitive.’, tha Zelensky.

Gjatë intervisës për Politico, presidenti ukrainas tha se ishte gati të takonte Donald Trump për të diskutuar propozimet e tij. Por shtoi se ish-presidentit amerikan i duheshin ‘argumente të forta’.

‘Nuk kam nevojë për një ide fantastike, kam nevojë për një ide të vërtetë sepse jetët e njerëzve janë në rrezik’.

Nga ana tjetër, ai mirëpret vizitën e Trump në Kiev.

‘Ne thamë se do të donim që Donald Trump të vinte në Ukrainë të shihte gjithçka me sytë e tij dhe të nxirrte përfundimet e tij. Në çdo rast jam i gatshëm të takohem me të dhe të diskutoj këtë çështje’, shprehet Zelensky.

Artikulli paraprakMOSKA SULMON INFRASTRUKTURËN ENERGJETIKE NË ODESSA
Artikulli tjetërZVICRA DO TË ORGANIZOJË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR PAQE NË UKRAINË