Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka marrë këtë të shtunë postin e presidencës në Konferencën e Rektorëve në zonën e Alpeve të Adriatikut. Universiteti I Shkodrës merr për herë të parë drejtimin e kësaj conference me mandate 1 – vjeçar. Rektorja Suzana Golemi tha se përgjatë kësaj kohe, universiteti “Luigj Gurakuqi” do të lobojë për diplomat e përbashkëta por edhe shkëmbimin e stafeve akademike dhe studentëve.

Rektorja Golemi shton se punimet për Konferencën kanë filluar gjatë kësaj jave ndërsa shton se qëllimi këtë vit është bashkëveprimi ndërkufitar me universitetet europiane.

Konferenca e Rektorëve në zonën e Alpeve të Adriatikut është krijuar në vitin 2011, ku marrin pjese 40 universitete. Falë angazhimit dhe kontributit ndër vite, universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka marrë detyrën më të lartë, atë të drejtimit të Konferencës për një vit, me qëllim rritjen e bashkëveprimit ndërkufitar dhe ndërkulturor të universitetit të Shkodrës me universitetet e tjera.

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI META NUK KA ASNJË KURIOZITET PËR ZGJEDHJEN E PASARDHËSIT TË TIJ
Artikulli tjetërSHKODËR, “BASHKËJETESA POLITIKE T’I NGJAJË ASAJ FETARE”