Vite më parë numri i frekuentuesve në lulishten e pazarit në hyrje të qytetit të Shkodrës ishte i konsiderueshëm.

Në ditët e sotme ku numër është reduktuar në masë sepse një hapësirë e madhe e asaj lulishte është lënë tërësisht në harresë. Edhe këto pak vende të gjelbërta që kanë mbetur në qytetin e Shkodrës sepse pjesa më e madhe janë zënë nga ndërtimet pa kriter, nuk trajtohen ashtu siç duhet. Një hapësirë e gjërë pas pedonales në hyrje të qytetit ngjan me një vend të braktisur. Edhe pse e mbushur me pemë lulishta ka degraduar duke mos qenë aspak në shërbim të atyre që pasion kanë soditjen në natyrë. Ai aks i shkurtër që të çon nga rruga kryesore tek lulishtja është tërësisht i amortizuar. Më pas në brendësi të lulishtes, poshtë pemëve dhe mes gjelbërimit gjen mbetje urbane që hidhen nga persona të papërgjegjshëm. Për të mos mjaftuar një shqetësim më vete janë edhe barishtet të cilat kanë zënë të gjithë hapësirën duke vështirësuar qarkullimin apo qëndrimin aty. Sot, perveç se një pjesë e madhe e lulishtes nuk ekziston më, edhe ajo që ka mbetur nuk të ofron asgjë. Pjesa e gjelbër në pazarin e Shkodrës nuk ka një rehabilitim të përshtatshëm e nuk ofron kushtet e duhura. Në atë pjesë shihet qartë që askush nuk kujdeset siç duhet duke e kthyer lulishten në jo funksionale. Edhe pse qytetarët paguajnë taksën e pastrimit dhe gjelbërimit, ajo pjesë e qytetit ndër më të rëndësishmet në vend që të ishte një shembull pozitiv ndodh e kundërta.

Artikulli paraprakFLUKS VIZITASH NË URGJENCË, 100 PACIENTË NË DITË
Artikulli tjetërSTADIUMI I SHKODRËS INSPEKTOHET NGA UEFA