Reshjet e shiut të rëna në ditët e fundit kanë lënë pasoja të rënda tek dhjetëra familje të fshatit Palvar në Malësinë e Madhe. Si shkak I mungesës një kanali që mbledh ujin në autostradën Shkodër – Han I Hotit, të gjitha prurjet shkarkohen në tokat e banorëve duke

marrë para çdo gjë. Vërshimi I ujit në këtë fshat ka penguar qarkullimin e banorëve ndërkohë që ka patur edhe rrëshqitje të tokës në disa vende. Sipas banorëve, situata përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu.

Ato tregojnë se e kanë humbur besimin se bashkia e Malësisë së Madhe mund të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problemi.

Punimet e fundit në urën e Banushit, në autostradën Shkodër – Han I Hotit që ndodhet shumë pranë shtëpive të fshatit Palvar janë bërë rreth 8 vitë më parë. Si shkak I cilësisë së dobët me të cilën është ndërtuar kanali dhe kapacitetit të vogël që ka, uji vërshon nga aty e deri në shtëpitë e banorëve.

Një situatë e tillë vazhdon të sjellë dëmtime nga më të ndryshmet duke bërë që qindra familje të pësojnë hubje të mëdha në bujqësi e blegtori e tashmë u duhet të përballen edhe me rrëshqitjen e dheut në rrugë që ka ardhur si shkak I vërshimit të furishëm të ujit mëngjesin e së dielës.

Artikulli paraprak‘KEMI NJË SKUADËR INTELIGJENTE’, TRAJNERI REJA: JA PSE NUK VJEN TAULANT XHAKA
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT “IZOLOHEN” NGA 30 M RRUGË