Nuk janë më shumë se 30 m rrugë të cilat prej vitesh nuk kanë njohur investime nga ana e institucioneve përgjegjëse. Gjatë stinës së dimrit, gropat në rrugën “Ymer Prizreni” mbushen nga uji duke penguar lëvizjen e banorëve të zonës. Për t’u lidhur me anën tjetër të lagjes atyre u duhet të kalojnë përmes hapësirës së shkollës së mesme “Kolë Idromeno”.

Një rrugëzgjidhje kjo që e kanë gjetur me mirëkuptimin e drejtorisë së shkollës.
Sipas banorëve, institucionet duhet të ndërhyjnë sa më parë në urbanizimin e kësaj zone.

Numri I fëmijëve që kalojnë në rrugën “Ymer Prizreni” për të shkuar në shkollë apo kopësht është I konsiderueshëm. Vazhdimisht atyre u duhet të përballen me gropat me ujë dhe të kalojnë në gurët të cilët prindërit e tyre I kanë vendosur në anë të rrugës. Ndërkohë, deri në urbanizimin e zonës qindra banorë d otë vazhdojnë jetën të izoluar nga mungesa e infrastrukturës së 30 metrave rrugë.

Artikulli paraprakMALESI E MADHE, RESHJET E SHIUT DËMTOJNË RRUGËN
Artikulli tjetërVRASJA E ERI ZEFIT, GJYKATA LË NË BURG SHOKUN E NGUSHTË