Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në afërsi të bustit të 5 heronjve të Vigut në rrugën Shkodër-Koplik. Shtetasi Xhelal Hasanaj dhe djali i tij Mentor Hasanaj kanë mbetur të plagosur. Nga plumbat Xhelal Hasanaj mësohet se është në një gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkohë mësohet se Mentor Hasanaj është shefi i policisë bashkiake në bashkinë Malësi e Madhe. Në mjet ndodhej edhe bashkëshortja e Mentorit shtetasja Vjollca Hasanaj e cila i ka shpëtuar plumbave. Mësohet se të tre këta shtetas ndodheshin në një mjet të policisë bashkiake ndërsa po shkonin drejt Koplikut. Papritur autorët kanë ardhur me një motor dhe nga një largësi fillimisht prej rreth 25 metër është qëlluar në drejtim të tyre. Më pas teksa janë afruar kanë qëlluar gjatë gjithë kohës ndërsa mendohet se janë të paktën 7 plumba. Menjëherë fillimisht është bërë transporti i dy të plagosurve drejt spitalit rajonal të Shkodrës e më pas drejt Tiranës tek spitali i traumës për mjekim më të specializuar. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forca të shumta policie duke bërë rrethimin me shirit dhe më pas duke bërë veprimet e para hetimore. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje të dyfishtë por policia ka dyshime dhe pistë kryesore se kjo ngjarje lidhet me punën e shtetasit Mentor Hasanaj si drejtor i policisë bashkiake në bashkinë Malësi e Madhe. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje por edhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve që qëlluan ndaj familjes Hasanaj. Në vendin e ngjarjes, në afërsi ka një sërë objektesh që kanë kamera sigurie dhe policia i ka sekuestruar për të bërë kçyrjen e tyre dhe për të arritur tek identifikimi i autorit që qëlloi ndaj Xhelal Hasanaj dhe djalit të tij Mentor Hasanaj, ky i fundit drejtor i  policisë bashkiake.

Artikulli paraprakGJYKATA E SHKODRËS LË NË BURG RROK PEPAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, SABAH BIZI MERR TITULLIN “NDERI KOMBIT”