“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Rrok Pepaja, babai i Danjel Pepaj, ky i fundit autor i dyshuar i vrasjes së shtetasve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në zonën malore të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe. Rrok Pepaj është i dyshuar për bashkëpunim në kultivimin e canabis sativa duke qenë se është ai personi i cili ka quar policinë tek vendi ku ndodhej parcela ma cannabis në afërsi të së cilës u gjetën edhe dy trupat e pajetë. Pëpara gjykatës Rrok Pepaj ka mohuar se është bashkëpunëtor në kultivimin e canabisit.  Ai ka mohuar se ka lidhje me kultivimin duke thene se ai ka dal ne mal me policine thjeshte per te kerkuar dhe ne menyre rastesore kane gjetur parcelen dhe dy kufomat. Rrok Pepaj tha se nuk kam patur dijeni per parcelen sepse ne mal kam mbajtur bageti dhe kam mbledhur boronica. Une thjeshte e njoh si zone pjesen malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin qe djali im ka patur nje ngaterrese dhe se djalin ma kane rrahur. Une nuk kam asnje faj dhe nuk kam lidhje me keto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe  gruan te semure, është shprehur para trupës gjykuese Rrok Pepaj. Gjyqtare në këtë seancë ka qenë Ermira Dedja, prokuror Albert Murçaj dhe avokat Ardjan Brunga. Pavarësisht masës së sigurisë sot në dëshminë e rradhës ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë. Shkaku i ngjarjes është një parcelë me kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës. Për hakmarrje, i riu që duhet t’i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur dhe më pas i ka vrarë ata. Dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe ende është në kërkim.

Artikulli paraprakSHKODËR, QYTETARËT PRO DHE KUNDËR MBAJTJES SË MASKAVE
Artikulli tjetërM.MADHE, PLUMBA DREJTORIT TË POLICISË BASHKIAKE HASANAJ