Kjo është një nga rrugët më problematike në Malësinë e Madhe e cila ka pësuar dëmtime të shumta, shkarje të tokës dhe ngushtime në pika të ndryshme. Rruga është në gjendje skandaloze,ndërsa në mot me shi ajo bëhet gati e pakalueshme .

Banorët e fshatit Palvar nuk kane dëshirë që të prononcohen ndonëse përballen cdo ditë me këtë problem. Ata u shprehen jashtë kameras se e kanë ngritur zërin disa herë por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh, ndaj kanë zgjedhur si armën më të mirë heshtjen. Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme për komunitetin që jeton atje për faktin se lidhet me disa lagje e aq më tepër shkurton distancën me autostradën e Hanit të Hotit.

E gjithë gjatësia e rrugës është e dëmtuar duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike. Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve.Rruga e Palvarit sikundër edhe rrugë të tjera është lënë në harresë të plotë. Edhe pse një rrugë me dëndësi të lartë banorësh ai segment në këto 30 vite është amortizuar plotësisht.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA KONTROLLE PËR AUTOMJETET E VJEDHURA
Artikulli tjetërISH DEPUTETI I PD DENONCON DREJTORIN E POLICISË SHKODËR