Forcat policore zbarkuan paraditen e kësaj të shtune në rrugët kryesore të Shkodrës dhe në hyrjet e daljet e qytetit.

Në fokus është lufta ndaj krimit të organizuar, personave të shpallur në kërkim apo edhe identifikimi i mjeteve që rezultojnë të vjedhura. Në këtë aksion janë angazhuar efektiv të policisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Prania e policisë në rrugë ishte sidomos edhe për të intensifikuar kontrollet në pjesën më të madhe të automjeteve, të dyshuara si të vjedhura të cilat mund të rezultojnë edhe me numrin e shasisë të dubluar.

Kjo nisur edhe nga përvoja ku sa herë ka atentate të bujshme target e makinave të përdorura nga autorët janë false apo përdoren makina të vjedhura. Burime prane Komisariatit te Shkodres bejne me dije se keto kontrolle do të jenë të vazhdueshme edhe ne zbatim te urdhrit te Ministrise se Brendshme, ku i eshte hapur lufte kriminalitetit.Masa të tilla janë evidentuar ditët e fundit në rrethe të ndryshme të vendit dhe me sa duket bëhet fjalë për një operacion në rang kombëtar.

Drejtoria kriminale në policinë e Shtetit në bashkëpunim me drejtoritë vendore kanë nisur një operacion në mbarë vendin për mjetet luksoze dhe mjetet e blinduara dhe për subjektet që preken nga akti normativ anti-KÇK.Një përpjekje për të shtuar sigurinë me elemente bashkëkohore është ndërmarrë nga drejtoria e shërbimit të transportit rrugor për targat e reja që janë të standardeve të Bashkimit Evropian dhe kanë prioritet sigurinë publike.

Ato janë të pafalsifikueshme, të patjetërsueshme dhe me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.Targat kanë plot 15 elementë të shtuar sigurie, përfshirë barkodin dhe hologramë të personalizuar.Kjo nisur se vitet e fundit me targa të vjedhura ose falsifikuara janë kryer krime.Për këtë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj para pak kohësh është shprehur se përbën një shqetësim për policinë, ndaj po shikohet mundësia të bëhen targa teknologjike me çip që nuk hiqen dot.

Artikulli paraprakQYTETARËT: JEMI KONFUZ PËR OFL
Artikulli tjetërM.MADHE, RRUGA E PALVARIT NË GJENDJE TË MJERUESHME