Ka vite qe ne fshatin Marshej qe shtrihet ne njesine administrative Kastrat, banoret e kesaj lagje po vuajne mungesen e infrastuktures rrugore.

Segmenti me gjatesi rreth 500 meter linear qe lidh fshatin me rrugen kryesore Koplik-Dedaj,vazhdon te jete ne gjendie te mjerueshme. Para 5 vitesh nga ish-Komuna Kastrat u realizua nje projekt per asfaltimin e rruges Gradec-Marshej e cila lidh keto dy fshatra me rrugen nacionale Shkoder-Hot dhe njesine administrative Kastrat. Ne ate kohe ky projekt nuk u zbatua nga mungesa e fondeve dhe si pasoje nuk u perfundua segmenti ne hyrje te fshatit Marshej. Nga buxheti i bashkise Malesi e Madhe edhe kete vit nuk eshte planifikuar asfaltimi i rruges te lene pergjysme ne ate lagje. Nje banor i ketij fshati i ka bere apel pushtetit lokal dhe deputetit te zones Paulin Sterkaj , per lidhjen e rruges se fshatit Marshej me qendren e rruges Koplik-Dedaj, pikat turistike malore dhe qendren e bashkise Malesi e Madhe. Nese rruga ne fshatin Marshej nuk rikonstruktohet siç kerkojne banoret atehere qarkullimi do te vijoje qe te jete i veshtire.

Artikulli paraprakPOLICIA PËR AKSIDENTET: SYNOJMË ULJEN NË 2% TË NUMRIT
Artikulli tjetërM.MADHE, NGA 7 MIJË PENSIONISTË PËRFITOJNË VETËM 200 RRITJE