Nga afro 7 mijë pensionistë që ka rrethi i Malësisë së Madhe vetëm 200 prej tyre do të përfitojnë rritjen e pensioneve të akorduar nga qeveria shqiptar për periudhën nga viti 1993 deri në vitin 1996.

Një gjë të tillë e bën të ditur drejtori i Agjencisë të Sigurimeve Shoqërore në Malësinë e Madhe Ajet Neziraj. Sipas tij pensionistët e fshatit nuk do të mund të përfitojnë atje ndërsa janë në pritje të shkresës zyrtare për të bërë më pas ndryshimet në sistem për përfituesit. Numri i përfituesve për rritjen e pensioneve në Malësinë e Madhe konsiderohet i vogël por kjo vjen sipas kritereve të vendosura nga qeveria. Edhe pse Kopliku bashkë me fshatrat kanë rreth 7 mijë pensionistë nuk përfitojnë më shumë se 200 prej tyre, një numër i vogël krahasuar me numrin total të pensionistëve në Malësinë e Madhe.

Artikulli paraprakM.MADHE, RRUGA NË FSHATIN MARSHEJ E AMORTIZUAR
Artikulli tjetër“KONCERT N’OBORR”, VLERËSIM PËR OBORRET KARAKTERISTIKE SHKODRANE