Një drejtues automjeti ka shpëtuar për mrekulli teksa mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në eeugën nacionale Berat- Fier, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit.

Makina tip ‘Ford’ qe udhetonte me shpejtesi doli nga rruga dhe pasi ka bere dy saltro eshte perplasur ne ane te saj. Drejtuesi i mjetit Agron Demaj, ka shpëtuar për mrekulli dhe u dërgua drejt spitalit te qytetit. 30 vjeçari qe udhetonte i vetem me mjetin e tij me targa AA 973 HN, banor i fshatit Sqepur, po shkonte per punet e perditshme në momentin qe mjeti doli nga rruga.

Në vendin e ngjarjes mbërritën me pas eksperte te qarkullimit rrugor, qe nisen hetimet e para per te mesuar shkaqet e ketij aksidenti.

Artikulli paraprakZËVENDËSIMI I HAKI ÇAKOS, JA 6 EFEKTIVËT QË KALUAN FAZËN E PARË
Artikulli tjetërKËRCËNON ME ARMË 19 VJEÇAREN, SHPALLET NË KËRKIM 26 VJEÇARI