Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj, Kastriot Skënderi dhe Ilirjan Balla janë 6 kandidatët e përzgjedhur nga faza e parë e konnkursit në Akademinë e Policisë për gradën “Drejtuesi i Parë”.

6 drejtuesit do të kalojnë në fazën e dytë për 5 pozicione vakante me gradën “drejtues i parë ”, në hiearkinë e policisë së shtetit. Në testimin me shkrim morën pjesë 33 efektivë të policisë. Fituesit mësohet se grumbulluan mbi 70 pikë në 100 pyetjet me shkrim që pëfshinte testi. Tashmë, 6 drejtuesit e policisë që kaluan fazën e parë do ti nënshtrohen provimit me gojë.

Artikulli paraprakMORËN PENG TË RIUN PËR BORXHIN 150 MIJË LEKË, DY NË PRANGA
Artikulli tjetërMAKINA BËN SALTRO DHE PËRMBYSET, SHPËTON DREJTUESI