Makina godet biçikletën, vdes i moshuari në Tiranë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një makinë ka përplasur nje 70-vjeçar në zonën e Porcelanit, në Tiranë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se i moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është goditur nga një makinë. Goditja ka qenë fatale për 70-vjeçarin, duke i marrë jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Artikulli paraprakTRE AKUZA PËR DREJTORIN E POSTËS, VIHET NËN HETIM
Artikulli tjetërRAMA NË EMIRATET ARABE: FTOJ BIZNESET TË INVESTOJNË NË TURIZËM