Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Paulesh, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 806 OV, me drejtues shtetasin A.H., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. Sh., 79 vjeç, banues në Tepelene.

Mësohet se i aksidentuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË DAJT, MAKINA DEL NGA RRUGA DHE BIE NË GREMINË,NJE I VDEKUR
Artikulli tjetërSHERR MES SHOFERËVE, NJË I PLAGOSUR ME THIKË