Një aksident tragjik ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm i ka marrë jetën një 40 vjeçari shqiptar me iniciale I.X., në Trikala të Greqisë.

Sikurse shkruajnë mediat greke makina me të cilën udhëtonte shqiptari me një shpejtësi të lartë është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Kjo ka bërë që makina të shkatërrohet plotësisht.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca, e fundit kjo që transportoi shqiptarin e plagosur në spital.

Shqiptari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa më pas trupi i tij u trasportua në morg për t’iu nënshtruar procedurave ligjore të rastit.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN PRODUKTE USHQIMORE TË FALSIFIKUARA NË VLERËN 160 MIJË $
Artikulli tjetërSEKUESTROHET MARIJUANË NË KUFIRIN E GJELBËR, NË PRANGA 3 SHQIPTARË