Një sasi mallrash të flasifikuara me vlerë 160 mijë $ janë sekuestruar nga Policia e Shtetit, falë operacionit ndërkombëtar “OPSON 8”.

Policia bën me dije se në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:
-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale”, gjithsej 8 subjekte..
– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale gjithsej 30 subjekte.
Akuzat ndaj subjekteve – “Mashtrim”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, Prodhim të Kundraligjshëm,

“Punësimi i paligjshëm”, ” Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave osi i formularëve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave”,

Arrestimet – Gjithashtu policia bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona, 9 persona jannë arrestuar në flagrancë dhe 1 person është shpallur në kërkim.

Malli i sekuestruar – Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66 litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi etj, të gjitha kapin vlerën rreth 160 000 USD.

“OPSON 8” – Në këtë operacion kanë marrë pjesë shumë se 70 vendeve nga e gjithë bota.Ky operacion ndërkombëtar u mbështet nga INTERPOL dhe EUROPOL

Qe prej 4 vitesh, Shqipëria nëpërmjet Policisë së Shtetit mbështet dhe merr pjesë në Operacionin Ndërkombetar “OPSON 8”, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuara”.

Artikulli paraprakSHKODËR, ELSAID HYSAJ BËN DASMËN E ËNDRRAVE
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME SHTYLLËN, HUMB JETËN SHQIPTARI NË GREQI