Në të gjithë vendin është ndërmarrë aksioni rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit i cili synonte që të gjithë qytetarët të pajiseshin me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë.

Ne zonen e Malësisë së Madhe sipas titullarit të Ujësjellës Kanalizime atje Ndoc Prela ky proces është zhvilluar në masën 50%. Gjatë aksionit janë vendosur 1233 matësa nga 4600 kontrata që ka Malësia e Madhe dhe janë nënshkruar 491 kontrata të reja si dhe 115 aktmarrëveshje.

Ndërkohë drejtori Prela bën me dije se nga subvencionimi kanë përfituar 570 familje në nevojë.Ndërkohë gjatë aksionit nuk ka pasur persona të arrestuar.Aksioni ka qenë I ndarë në tre faza, ndërkohe kontrollet vijojnë dhe në këto momente.

Artikulli paraprakSHKODER,DISA SHKOLLA PROBLEME ME HIGJENEN
Artikulli tjetër“TË PAGUASH KONTRIBUTET EDHE NË MOSHËN E PENSIONIT”