Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në Qarkun Shkodër.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Malësi e Madhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Mentadent Veinca, 27 vjeç, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe,

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdher ndalimi për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, pasi ky shtetas ka kryer disa vjedhje dhe konkretisht;

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bageti të trashë (Lopë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË MAKINË SHKRUMBOHET TOTALISHT NGA FLAKËT
Artikulli tjetërMË 12 DHJETOR ZGJIDHET KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR