Edhe në bashkinë e Malësisë së Madhe po zhvillohen zgjedhjet për krytar të PD nga grupi i Rithemelimit. Tre kandidatët janë Isa Ramaj ish kryetar i komunës Qendër, Ferdi Sterkaj ish kryetar i komunës Shkrel dhe Mimoza Rexhvelaj arsimtare dhe aktiviste e PD-së të cilët dhanë një mesazh.

Kandidatët treguan arsyet se pse demokratët duhet t’i votojnë ata.

Në bashkinë Malësi e Madhe ashtu si dhe në bashkitë e tjera procesi ka nisur në orën 8:00 të mëngjesit dhe do vijojë deri në orën 19:00.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KANDIDATËT E RITHEMELIMIT: GARË E FORTË
Artikulli tjetërSHKODËR, MYFTINIA DHURON PAKO USHQIMORE