Zjarret në Malësinë e Madhe, kryesisht në zonat e thella malore shpesh herë janë kthyer në një shqetësim. Ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrëfikës por edhe efektivëve të tjerë dhe bashkisë Malësi e Madhe shprehet kryetari i kësaj bashkia Tonin Marinaj ka bërë që zjarret të jenë nën kontroll dhe të neutralizohen në kohën e duhur. Pjesa më e madhe e zjarreve thotë kryebashkiaku Marinaj janë të qëllimshëm por mbetet i vështirë identifikimi i autorëve.

Pavarësisht investimit tek ujësjellësi në Malësinë e Madhe sërish gjatë muajve të verës shfaqen probleme të ndryshme për shkak të konsumimit të shtuar dhe për ta zgjidhur këtë problem thotë kryebashkiaku Marinaj po mendohet ndërtimi i një stacioni pompimi në mënyrë që të ketë ujë të bollshëm edhe gjatë verës.

Artikulli paraprakVARIANTI DELTA, NË SHKODËR ASNJË RAST I KONFIRMUAR
Artikulli tjetërAMBASADORJA KIM: REFORMA NË DREJTËSI PO ECËN NGADALË